Njoftim nga Zyrat e Postës Shqiptare në Kolonjë, për tërheqjen e pensionit!

Të dashur qytetarë!
Në kuadër të masave të marra për shkak të pandemisë COVID-19 për eleminimin e rradhëve dhe grumbullimeve masive që krijohen pranë Zyrave të pagesave të pensioneve, Posta Shqiptare duke filluar nga data 1 dhjetor 2020 dhe në vijim, shërbimn e pagesave të pensioneve do ta kryejë në adresë të pensionistëve.
Kërkojmë bashkëpunimin tuaj që të këshilloni prindërit dhe gjyshërit që të mos paraqiten në Zyrë Postare , si dhe t’i ndihmoni këta të fundit që për çdo paqartësi të na kontaktojnë në mënyrat tona të kontaktit si më poshtë:
  • Zyra postare Ersekë
+355 69 842 7735 Mirela Mitrollari
  • Zyra postare Leskovik
+355  69 784 2436 Rezarta Kardhiqi
Ju falenderojmë për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin,
Posta Shqiptare Shpejt, Sigurt, Kudo!

” T’i japim fund Dhunës ndaj Grave në Shqipëri”

Më datën 26 Nëntor 2020, u organizua Takimi i Komitetit Drejtues të Mekanizmit të Koordinuar të Referimit të rasteve të dhunës në familje (MKR), pranë Bashkisë Kolonjë.

Kryetari i Bashkisë Kolonjë Z.Erion Isai, Nën kryetare e Bashkisë Kolonjë Znj.Eljona Mydini, dhe drejtues e përfaqësues të institucioneve, anëtare të Komitetit Drejtues të Mekanizmit të
Koordinuar të Referimit të rasteve të dhunës në familje pranë Bashkisë Kolonjë morën pjesë në takim.
Disa nga cështjet që u diskutuan ishin: prezantimi i projektit “Forcimi i Mekanizmit të Koordinuar të Referimit të rasteve të dhunës në familje pranë Bashkisë Kolonjë”, roli i Komitetit Drejtues të Mekanizmit të Koordinuar të Referimit të rasteve të dhunës në familje, përvoja dhe mësime.
Në përfundim, anëtarët e Komitetit Drejtues të Mekanizmit të Koordinuar të Referimit të rasteve të dhunës në familje firmosën marrëveshjen e bashkëpunimit të përditësuar me ndryshimet e fundit të ligjit nr.9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, i ndryshuar.
Drejtuesit e institucioneve përgjegjëse pritet të rikonfirmojnë specialistin teknik, që do të marrë pjesë në mbledhjet e ekipit teknik ndërdisiplinar të MKR Kolonjë.
Ky aktivitet organizohet nga Bashkia Kolonjë me mbështetjen e UNDP Shqipëri në partneritet të ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale(Znj.Edlira Papavangjeli), si pjesë e Programit të Përbashkët të OKB-së ” T’i japim fund Dhunës ndaj Grave në Shqipëri”, me fondet e Qeverisë së Suedisë.

Takimi i KVMC

Në takimin e Komisionit Vendor të Mbrojtes Civile në Bashkinë Kolonjë u diskutua:

1.Zbatimi i programit të masave lidhur me menaxhimin e zjarreve në pyje e kullota.

2.Menaxhimin e epidemisë së gripit Covid-19

3.Programin e masave për përballimin e situatave të emergjencave gjatë periudhës dimërore për periudhën 15 Nëntor 2020-31 Mars 2021.

Platforma Interaktive e Projekt buxhetit 2021-2023

Bashkia Kolonje ju fton të bëheni pjesëmarrës në vendimmarrje! 

 

Platforma Interaktive e Projekt buxhetit 2021-2023 ju mundëson të kuptoni se sa do shpenzojmë në 3 vitet e ardhshme dhe për çfarë më konkretisht. Ky mekanizëm ofrohet në kuadër të përpjekjeve për të qenë më transparent dhe gjithëpërfshirës në vendimmarrje. Ju lutem na dërgoni komente, sugjerime në adresën: [email protected] , deri në daten  20 nentor 2020.

 

Klikoni linkun më poshtë, për të parë përmbledhjen e PBA të Bashkisë Kolonjë. 

 

 

PBA – Bashkia Kolonjë

AlbaniaUSA