Të nderuar Fermerë /Grup Fermerësh !
a-Për tufën bazë të matrikulluar masa 1;2;3, 10-50 krerë lopë,100-300 krerë kafshë prodhimi të imëta,50-150 zgjoje bletë (jo më pak se 50 zgjoje në një park);
Për krerët mbi kufirin maksimal mbështetja zvogëlohet në 50% të vlerës (përjashtohen
nga ky rregull grupi i fermerëve).
b- Mbështetje me naftë për kryerjen e punimeve të mekanizuara. (sip. e fermës nga 1-10 ha)
-Për sipërfaqen mbi 10 ha mbështetja
zbret në 50% të vlerës, (përjashtohen nga ky rregull grupi i fermerëve).
c-Mbështetje për bimë aromatike mjekësore sip.fermës nga 1-10ha,mbi 10 ha masa zvogëlohet në 50% të vlerës. (përjashtohen nga ky rregull grupi i fermerëve).
d-Grupet e fermerëve krijohen me 7 anëtarë dhe cdo grup do të përfitoje 100% të vlerës. Në aplikim grupi do të ketë përparësi.
Dokumentat që duhen për aplikim :
1-NIPT i fermerit(aktiv)
2-Çertifikatë pronësie (+ hartë treguese + kartelë) ose AMTP (Tapi e tokës ) ose
Kontratë Qiramarrje me të gjithë elementët tregues ( kontratat të noterizuara, ose
të vërtetuara nga Administratori i Njësisë Vendore).
3-Kartë Identiteti ose Pasaportë ;
4-Vërtetim për Nr.Llogari bankare;
5-Lutemi përditësoni adresën në portalin e-albania si biznes.
Prioritet për të gjitha masat do të kenë grupet e fermerëve.
Për çdo sqarim drejtohuni pranë Sektorit të Bujqësisë-Bashkia Kolonjë apo Njësive Administrative.
Sportelet tona do të jenë në dispozicion Tuaj për t’ju mbështetur në plotësimin e dokumentave dhe aplikimin për të gjitha masat mbështetëse.