Informacion mbi kontrata të miratuara

DETYRAT E SEKTORIT TE BUJQËSISË

 

  • Mbikëqyr implementimin e projekteve në bujqësi.
  • Mban evidencë për tokat bujqësore, llojet dhe sipërfaqet me kultura bujqësore,
  • I jep fermereve akt detyrimet të tarifave për shitje toke,plan vendosje pasurie,për taksën e

tokës bujqësore,për konfirmim plan rilevimi etj sipas akteve ligjore dhe VKM-ve.

  • Bën kontrollin dhe verifikimin ne terren për ndërtimet pa lejë në tokat bujqësore ,për gjëndjen e kanaleve kulluese të niveleve 1-3, për rrëshqitjet dhe erozionin e tokës bujqësore etj.
  • Azhornon pronarët e fermerët privatë me dispozita ligjore e nën/ligjore për ndarjen e

mbrojtjen e tokës dhe eleminimin e konflikteve.

  • Kryen azhornim periodik të dokumentacionit kadastral në regjistrat përkatës.
  • Bazuar në VKM. Nr. 994 datë 12.2015 “ Për Proçedurën e Regjistrimit të Akteve

të Marrjes së Tokës ne Pronësi” pika 2.2/c bashkëpunim me zyrën e regjistrimit të

pasurisë së paluajtëshme për paisjen e fermerit me Çertifikatë   Pronësie.

 

Mbikqyr punën e komisioneve të tokës në fshatrat në jurdiksion duke dhënë këshillimet

teknike të nevojshme.

  • Paraqet në komisionin e tokës në qark problemet për pronësi tokë, ndarje kufijsh,zgjidhje

konfliktesh etj.

  • Kryen studime dhe harton projekte për mbrojtjen e tokës.
  • Siguron hartat kadastrale dhe formularët e tokave bujqësore për gjithë bashkinë.
  • Bashkëpunon me zyrën e bujqësisë se rrethit për problemet e zhvillimit të bujqësisë dhe

mbrojtjen e tokës.

  • Pajis qytetarët, në bazë të ligjeve dhe rregullave, me vertetime faktesh që kanë të bëjnë me pronësi a posedim sipërfaqe tokë.

 

  • Evidenton problemet që dalin nga veprimtaria e përditëshme dhe i propozon shefit të Sektorit rrugë zgjidhje të ndryshme.
  • Bashkëpunojmë me zyrën e Tatim – Taksave të Bashkise.Mbajmë korespodence të rregullt me te gjitha Institucionet,  Angjesi Pyjore , Ujrat , Policinë e rrethit etj.
  • Në zbatim te Ligjit nr 9244 dt 17.06.2004 “ Per mbrojtjen e tokes bujqesore” i ndryshuar dërgohet  Informacion  pranë DAMT Qarku Korçë për:

– Pasqyra progresive e demtimit te tokes bujqesore  viti 1991 – 2020

–  Evidentimi i dëmtimit te infrastruktures se kullimit

–  Evientimii demtimit te tokes bujqësore nga erozioni dhe përmbytja nga lumenjte

–  Evidentimi imasave për mbrojtjen e tokës bujqësore nga ndikimi i ujrave të larta dhe

erozionit

  • Evidentimi dhe dokumentimi i tokës bujqësore të dëmtuar me ndërtime të pa ligjshme
  • Në zbatim të Ligjit nr 10257 dt 25.03.2010 “ Për krijimin dhe funksionimin e strukturave për adminstrimin e mbrojtjen e tokës bujqësore” i ndryshuar dërgohet Informacion  pranë DAMT  Qarku Korçë informacion për:

– Të dhëna për ndryshimin e zërit kadastral gjatë vitit

– Ndryshimi i destinacionit të tokës bujqësore në truall/ për sipërfaqen e tokës bujqësore

të  zëna nga ndërtimet me leje. – Treguesit e fondit të tokës bujqësore  për vitin 2020.

– Të dhënat për fondin e tokës gjithsej për periudhën  Janar – Dhjetor  2020.

 

 

 

 

 

AlbaniaUSA