Përfitues të pagesës për aftësinë e kufizuar janë:
- Të verbrit, me mungesë të plotë ose të pjesshme të shikimit, të lindur ose të fituar, të cilët janë deklaruar të paaftë për punë, me vendim të Komisionit Mjekësor të Përcaktimit të Verbërisë (KMPV).
- Paraplegjikët dhe tetraplegjikët, të cilët deklarohen, me vendim të Komisionit Mjekësor të Përcaktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP), se janë bërë të tillë pavarësisht nga shkaku dhe mosha.
- Personat me aftësi të kufizuar, të cilët deklarohen të paaftë për punë me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP). 4. Personat, të cilët janë deklaruar invalidë pune, me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP), përfitojnë një shtesë mujore mbi pensionin e invaliditetit, sipas Statusit të invalidit të punës.
Personat përfitues që përcaktohen në pikae te mesiperme të cilët me vendim të komisioneve mjekësore të posaçme përcaktohen se kanë nevojë për përkujdesje, përfitojnë edhe një kujdestar me pagesë.
Nga ky ligj nuk përfitojnë:
- Shtetasit shqiptarë që banojnë jashtë vendit si emigrantë, me përjashtim të personave dhe të familjeve të tyre të caktuar me punë pranë përfaqësive tona diplomatike dhe organizmave ndërkombëtare.
- Azilkërkuesit, të cilët nuk kanë marrë statusin e azilantit.
- Shtetasit shqiptarë, shtetasit e huaj ose personat pa shtetësi të cilët kanë nevojë për ndihmë emergjente, si pasojë e fatkeqësive natyrore dhe e luftërave.
Llojet e pageses se aftesise se kufizuar:
Pagesa për personat me aftësi të kufizuara jepet në formën e një kësti mujor, në lekë. Masa e pagesës për këta individë dhe për kujdestarët e tyre përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.
Humbasin të drejtën e përfitimit në këto raste:
Kur nuk plotësojnë dokumentacionin brenda afatit 3 –mujor nga afati I rikomisionimit .
Kur janë me banim në një shtet tjetër për më shumë se 3-muaj .
Për shërbimet e kujdesit shoqëror
LIGJ Nr.121/2016 PËR SHËRBIMET E KUJDESIT SHOQËROR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Ky ligj ka si qëllim përcaktimin e rregullave për sigurimin dhe ofrimin e shërbimeve të kujdesit shoqëror, të cilat ndihmojnë në mirëqenien dhe përfshirjen shoqërore të individëve e të familjeve që kanë nevojë për kujdes shoqëror.
Përfituesit e shërbimeve të kujdesit shoqëror
- Përfituesit e shërbimeve të kujdesit shoqëror përfshijnë këto grupe shoqërore:
- Individë ose familje që nuk kanë mjetet minimale të jetesës dhe nuk janë në gjendje që t’I sigurojneë ato me punë apo të ardhura nga pronat ose burime të tjera ,individë që janë neë pamundësi për të plotësuar nevojat e tyre të jetesës për shkak të kushteve personale dhe sociale.
- a) familjet dhe çdo fëmijë, si dhe fëmijën që gëzon mbrojtje ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë, sipas legjislacionit në fuqi për azilin;
b)personat me aftësi të kufizuara;
- c) të rriturit, me probleme sociale, viktimat e dhunës, trafikimit, varësisë së provuar ndaj drogës e alkoolit
ç) vajzat shtatzëna apo prindi i vetëm i një fëmije deri në moshën njëvjeçare;
- d) të miturit dhe të rinjtë në konflikt me ligjin, që kanë përfunduar periudhën e dënimit dhe kanë nevojë për shërbime të kujdesit shoqëror, me qëllim riintegrimin në shoqëri, si dhe ata që gëzojnë mbrojtje ndërkombëtare me vendim të autoritetit përgjegjës për azilin dhe refugjatët në Republikën e Shqipërisë;
- dh) të moshuarit në nevojë.
- Individi, i cili nuk përfshihet te përfituesit e shërbimeve të kujdesit shoqëror, sipas pikës 1, të këtij neni, ka të drejtë, kundrejt tarifave përkatëse, të kërkojë sistemim të përkohshëm në institucionet e ofrimit të shërbimit, qofshin këto rezidenciale apo komunitare, sipas kushteve të përcaktuara në këtë ligj, deri në mbarimin e rrethanave të veçanta për të cilat ka kërkuar shërbimin.
Nuk përfitojnë shërbim të kujderit shoqëror
-Shtetasit shqiptarë që banojnë jashtë vendit;
-Azilkërkuesit që nuk kanë marë statusin e azilantit;
-Shtetasit që kanë nevjë urgjente si pasojë e fatkeqësisë natyrore dhe luftrave;
-Personat që vuajnëdënim me heqje lirie me vendim të formës së prerë të gjukatës;
Llojet e shërbimeve të kujdesit shoqëror;
-Shërbim parashoqëror;
-Shërbim në qëndrat rezidenciale ,përfshirë strehëzat;
-Shërbime në qëndrat komunitare;
-Shërbimet e kujdesit alternative;
-Shërbimet shoqërore në situatë emergjence;
-Shërbim I këshillimit me telefon;
Per cdo informacion te metejshem drejtohuni prane zyres se Perkujdesit Social prane Bashkise Kolonje,ne katin e I.