Njoftim i rëndësishëm
NJOFTIM
Bashkia Kolonjë njofton gjithë qytetarët se duke filluar nga data 1 Maj 2022 gjithë shërbimet për qytetarët do të ofrohen online nëpërmjet portalit e-Albania.
Llogarinë tuaj në e-Albania,mund ta hapni me nr.e kartës suaj të identitetit dhe duke përdorur një adresë email-i dhe nr.tuaj të telefonit.Hapat e regjistrimit janë të thjeshta,në gjuhën shqipe për çdo hap që duhet të ndiqni.
Nisur nga sa më sipër,nuk do të jetë më e nevojshme që qytetari të paraqitet fizikisht pranë ambienteve të bashkisë.
Për çdo shërbim që ju nevojitet,aksesoni portal-in dhe aplikoni aty për shërbimin e kërkuar.Përgjigjia do t’ju vijë gjithashtu online në llogarinë tuaj në e-Albania.
Ju faleminderit!