Promovimi i Menaxhimit të Qëndrueshëm të Tokës (MQT) në Shqipëri nëpërmjet Rikuperimit të Integruar të Ekosistemeve
Republika e Shqipërisë, ka një sipërfaqe prej 28,750 km2, nga e cila 24.4% klasifikohet si tokë bujqësore, duke e kthyer tokën atë në një nga burimet natyrore më të rëndësishme në vend.Megjithëse një nga burimet më të rëndësishme natyrore të vendit problemet në menaxhimin e saj, kanë çuar në degradimin e tokës bujqësore, faktor i cili ndikon në zhvillimin socio-ekonomik e mjedisor të vendit.Erozioni, marrja e dherave dhe ulja e nivelit të pehashit(pH) shkaktojnë humbje të tokës bujqësore e cila vlerësohet përafërsisht në 16.4 t/ha në vit (2010).Për shkak të brishtësisë së ekosistemeve, menaxhimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore dhe më specifikisht i tokës e dheut janë element thelbësor për përmirësimin e jetës, rruajtjen e ekosistemeve dhe për të siguruar një mbrojtje sa më të mirë nga fenomene natyrore si erozioni dhe përmbytjet.
Në këtë kuadër, qeveria Shqiptare, nëpërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, ka përfituar fonde nga GEF dhe mbështetjen e UNEP për zbatimin e projektit “Promovimi i Menaxhimit të Qëndrueshëm të Tokës (MQT) në Shqipëri nëpërmjet Rikuperimit të Integruar të Ekosistemeve”. Projektiplanifikon reduktimin e barrierave si dhe forcimin e aftësive e rritjen e kapacitetevetë grupeve të interesit në nivel kombëtar dhe lokal për të aplikuar metodat e Menaxhimit të Qëndrueshëm tëTokës. Nëpërmjet këtij projekti, synohet ngritja e kapaciteteve në nivel institucional dhe përmirësimi i kuadrit ligjor për të reduktuar në mënyrë efikase efektet negative të degradimit të tokës nëpërmjet Menaxhimit të Qëndrueshëm të Tokës.
Projekti do të arrijë objektivat nëpërmjet dy komponentëve:
- Komponenti 1 –Forcimi i kuadrit ligjor dhe ngritja e kapaciteteve në nivel institucionalpër zbatimin e MQT;
- Komponenti 2 –Demonstrimi dhe implementimi i praktikave të mira të MQT
Në fazëne parë, aktivitetet në kuadër të projektit do të fokusohen në përmirësimin e legjislacionit lidhur me menaxhimin e tokës. Në fazën e dytë, aktivitetet do të zhvillohen në nivel lokal, në 5 njësi administrative të Bashkisë Kolonjë: Mollas, Qendër Ersekë, Qendër Leskovik, Barmash, Novoselë, ku do të demonstrohen praktikat e restaurimit të tokës.
Projekti ka një financim nga GEF në shumën prej 867,580 USD, dhe do të zgjasë 36 muaj.
Rezultatet e projektit përfshijnë:
ï Përfshirjen e praktikave MQT në kuadrin ligjordhe nëproçeset e planifikimit.
ï Forcimi i rolit të Komitetit Ndër-Ministrorpër tokën, për koordinimine institucioneve, rritjen endërveprim me komunitetet lokale dhemenaxhimin e informacionit.
ï Rritjen e kapaciteteve nëpërmjet trajnimeve tëmenaxherëve të burimeve natyrore nënivel kombëtar dhe lokalmbiplanifikimin e përdorimit tëtokës, praktikat e MQT, restaurimin e ekosistemevedhe përdorimin e instrumenteve të nevojshëm ekonomikë.
ï Trajnimin e pronarëve të tokave dhe menaxherëve të burimeve natyrore(50 fermerë) nëbashkinëKolonjëlidhur mepraktikat eMenaxhimit të Qëndrueshëm të Tokës.
ï Rritjen e ndërgjegjësimit në nivel kombëtar dhe lokal për çështje e degradimit të tokësdhe rëndësinë e zbatimit të praktikave për MQT. Fushata e ndërgjegjësimit do të kenë në fokus 1) fermerë të vegjël të prekur nga degradimi i tokës nëBashkinë Kolonjë, 2) menaxherët e burimeve natyrore në nivel kombëtar dhe lokal,3) publikun e gjerë.
ï Hartimine planeve të integruara për përdorimin e tokësnë pesë njësi administrativenëBashkisë Kolonjë.
ïPyllëzimindhe restaurimi ikullotave dhe tokës bujqësore të prekura nga degradimi, në Bashkinë Kolonjë. Do të zbatohen 3 projekte pilot, duke vënë në zbatim praktikat më të mira për MQT, në 120 ha tokë në pronësi shtetërore në Bashkinë Kolonjë.
Projekti do të zbatohet në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirësenë bashkëpunim me një sërëpartnerësh ndërkombëtarë e kombëtarë, organizata jo qeveritare, si dhe autoritetet kombëtare dhe lokale. Kontributi i organizatave joqeveritare, sektorit privat dhe shoqërisë civiledo ti shtojnë vlerën aktiviteteve të cilat do të zhvillohen në kuadër të projektit. Një rëndësi të veçantë do të kenë edhe çështjet e grave e më specifikisht lidhur me eksesin dhe të drejtat e tyre mbi tokën.Projekti zbatohet në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit,Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bashkinë Kolonjëdhe Universitetin Bujqësor të Tiranës.
Aktivitetet e projektit do të mundësojnë:
1) Kalimin nga praktika të paqëndrueshme në praktika të qëndrueshme të lidhura me përdorimin e tokës në sektorët e bujqësisë dhe pyjeve;
2) Forcimi i kapacitetevedhe mbështetja e praktikave të menaxhimit të qëndrueshëm të tokësnë nivel kombëtar dhe lokal duke përfshirë trajnimin e familjeve bujqësore dhe zhvillimin e instrumenteve ligjore dhe ekonomike për stimulimin e investimevenë rritjen e produktivitetit të tokës;
3) Reduktimi i presionit mbi burimet natyrore për një zonë prej të paktën 21.288 hektarënëpërmjet zbatimit të praktikave për MQT duke përfshirë dhe 5 Plane të Integruara të Përdorimit të Tokës, si dhe rritjen e vegjetacionit në të paktën 120 hektarëtokë të degraduar.
Rezultatet e pritshme të projektitpër arritjen e objektivit të përgjithshëmpër menaxhimin e qëndrueshëm të tokësnë sistemet e prodhimit (bujqësi, kullota dhe pyje) do të arrihet nëpërmjet aplikimit të praktikave të Menaxhimit të Qëndrueshëm të Tokës në rreth 21,288 hektarëtokë dhe86,400 hektarë tokë do të përfitojnë nga rritja e kapaciteteve dhe rritja e ndërgjegjësimit.