Pika turistike
Gërmenj-Shelegur; pika turistike e Ersekës
Ka një larmi të mrekullueshme relievi, bimësie e bukuri natyrore, por edhe sepse pikërisht në zemër të kësaj zone ka lulëzuar një oaz argëtimi. Janë vende që do të plotësonin më së miri, të gjitha kërkesat e dëshirat e çdokujt që është i dashuruar me natyrën dhe me sportet e saj, kalërimin, peshkimin, piknikët, ecjet, ngjitjet në mal, skitë në kohën e dimrit e notin në stinën e verës. Si shkohet në Germenj-Shelegur?
Itinerari është i thjeshtë. Ju ndiqni rrugën nacionale Korçë-Ersekë- Leskovik. Tabela që iu orienton për mbërritjen, ndodhet midis fshatit Radan dhe fshatit Gërmenj, 25 km para se të mbërrini në Leskovik.
Çfarë mund të vizitoni tjetër?
Gjithë udhëtimi juaj deri në Gërmenj, është një zinxhir fshatrash të bukur që fillojnë sapo lini pas Korçën. Ju do të çlodhni sytë nëpër çdo cep natyre duke kaluar nëpër Selenicë, përmes Ersekës, Borovës, Barmashit, derisa të keni mbërritur në destinacion. Kjo bukuri vazhdon edhe nëse ju e shtyni itinerarin tuaj drejt Leskovikut, duke kaluar më andej, nëpër Çarshovë e më tutje.
Liqeni i Gramozit
Ndodhet në majë të malit të Gramozit, një rrugë e vështirë por sfiduese për adhuruesit e sporteve ekstreme dhe aventurës.
Ujëvara e Leskovikut
Ndodhet buzë rrugës nacionale Ersekë-Leskovik, e fshehur mes kanioneve të thella që iu shoqërojnë përgjatë të gjithë rrugës.
Fshatrat turistikë të krahines sonë: Rehova dhe Borova.