One Stop Shop
Për herë të parë Bashkia Kolonjë prezanton një mjedis të ri të aplikimeve dhe kërkesave të klientëve, e cila bazohet në plotësimin e një sërë dokumentash ligjore dhe administrative, si: kërkesa, ankesa, aplikime etj., që garantojnë informimin e klientëve për aplikim, standardizimin e dokumentacioneve, menaxhimin elektronik pa ndërprerje on line të procedurave të aplikimeve e shërbimeve, si dhe plotësimin dhe mirëmbajtjen e bazës së të dhënave në bashki.
Përmirësimi i shërbimeve për qytetarët dhe biznesin, me qëllim mirinformimin e tyre, rritjen e transparencës, lehtësimin e procedurave burokratike në kryerjen e shërbimeve administrative, reformimim të vazhdueshëm dhe promotor i ndryshimeve të mirëmenaxhimit dhe funksionimit të administratës së bashkisë.
Sistemi Informatik i Zyrës me një ndalesë është një nga aktivitetet kryesore të projektit STAR2- “Konsolidimi i Reformës Territoriale dhe Administrative”. STAR2 është një projekt i financuar nga Bashkimi Europian, Qeveria e Suedise, Qeveria e Italisë, AICS Tirana, Qeveria e Zvicrës, USAID, UNDP dhe Qeveria e Shqipërisë.
Çdo qytetar ka të drejtë që në bazë të ligjit 119/2014 të marrë informacion me shkrim në përgjigje të kërkesës apo ankesës që ai ka bërë pranë zyrës së shërbimeve me një ndalesë.
Çdo ditë të gjitha kërkesat dhe ankesat e marra regjistrohen në një regjistër të zyrës me një ndalesë dhe më pas ato dorëzohen te Zyra e Protokollit, e cila bën protokollimin dhe matrikullimin e çdo kërkese apo ankese. Më pas kërkesa i përcillet drejtorive përkatëse.Përgjigja zgjat nga disa orë, në pak ditë, në varësi të shërbimit. Një element shumë i rëndësishëm është fakti se lufton korrupsionin apo abuzimet, pasi nuk do të kenë më nevojë qytetarët të takojnë kryetarin e bashkisë, të gjejnë një mik….Tarifat janë fikse, të përcaktuara dhe shumë prej shërbimeve janë falas,
Zyra me një ndalesë bën lajmërimin dhe shpërndarjen e përgjigjeve qytetarëve ose banorëve të njësive administrative.
Në rastet kur qytetari nuk është i bindur për përgjigjen mund të bëjë një ankesë për mënyrën e përgjigjes dhe në rastet kur merr të njëjtën përgjigje duhet t’i drejtohet organeve të tjera ligj zbatuese.
Adresa: Godina e Bashkisë, Kati i parë, Sheshi “Rilindja”, Ersekë
Kontakt:bashkia.kolonje@gmail.com ose info@kolonja.gov.al