Bashkia Kolonjë tashmë do të ketë dy mjete të reja zjarrfikëse të dhuruara nga shoqata “Qendra për kërkim dhe zhvillim” për përballimin e situatave emergjente.

Dorëzimi i këtyre mjeteve u bë pranë ambjenteve të MZSH ditën e shtunë.

Të pranishëm në ceremoninë e dorëzimit të mjeteve të reja ishin kryetari i Bashkisë Kolonjë, z.Ilia Stefo, drejtori ekzekutiv i shoqatës z.Albert Gajo, përgjegjësi i MZSH-së, z.Vladimir Dhespollari dhe punonjësit e këtij sektori.

Dhurimit të mjeteve zjarrfikëse do t’i shtohen më vonë edhe pajisje të tjera shtesë që i nevojiten këtij sektori për përballimin me efikasitet të çdo situate emergjente.

 

AlbaniaUSA