Qëndra Shëndetësore e qytetit të Ersekës po rindërtohet për t’u kthyer në një qendër model, jo vetëm në infrastrukturë, por edhe në pajisje mjekësore të teknologjisë së lartë.
 
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale akordoi nje fond prej 207 milion lekësh për rikonstruksionin e këtij objekti që pritet të përfundojë pas 5 muajsh.
 
Në të njëjtën kohë po punohet edhe për rikonstruksionin e Qendrës Shëndetësore Leskovik.