Ditën e hënë, në datë 6 Maj, ora 16:00 “Zbulimi” vjen në Ersekë bashkë me Salsano Rrapin dhe Erjona Kakelin. Shfaqja teatrale “Zbulimi” është nje shfaqje teatrale romantike, një dramë me nota të forta humori dhe ironie. Kjo vepër e autorit John McCann sjell në vëmendje marrëdhëniet familjare. Mesazhi që përcjell vepra është që komunikimi është fjala magjike për një familje sa më të shëndetshme. Në çdo familje sot ka probleme të mëdha apo të vogla që vijnë si pasojë e mungesës të komunikimit. Kjo vepër vjen si një mesazh për të gjithë ata që duan të kenë një familje të fortë e të shëndetshme.