Summer Show në Ersekë këtë vit shënoi 4 vite suksesi. Ky event i kthyer tashmë në traditë, këtë herë kishte të ftuar speciale, këngëtaren e mirënjohur, Anxhela Peristeri e cila njihet për produksionet e saj të suksesshme muzikore, zërin karakteristik dhe energjinë që përcjell me këngët e saj në performancat live.
Mbrëmjes festive iu bashkuan grupi muzikor “As e vogël, as e madhe”, grupi i valleve dhe artistët e rinj të qytetit. Artistët që performuan në sheshin sheshin “Rilindja” argëtuan mijëra qytetarë dhe spektatorë të rastësishëm.
Kryebashkiaku Erion Isai, në mbyllje të eventit falenderoi artistët për atmosferën e krijuar në qytet dhe pohoi se nga nesër çdo mbrëmje do të ketë nga një koncert në sheshet e qytetit.