Këshilli i ri i Bashkisë Kolonjë ka zhvilluar  mbledhjen e parë të tij ku kanë marrë mandatet 15 këshilltarë, nga të cilët 10 i përkasin PS, 2 i përkasin PSD, 2 prej tyre PDS dhe 1 PAAK.

Pas  anëtarëve të këshillit bashkiak është betuar edhe kryetai i ri i bashkisë, Z.Erion Isai.

 

Isai u shpreh se betimi i sotëm është privilegj i detyrës dhe me thirrjen e krenarisë e të qenit kolonjar do të punojë për të ndërtuar Kolonjën e denjë për të gjithë.

Të pranishëm në konstituimin e Këshillit Bashkiak Kolonjë kanë qenë edhe ministrja e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin, znj.Elisa Spiropali, deputetët e Qarkut të Korçës, z.Niko Peleshi dhe z.Ardit Konomi, prefekti i Qarkut të Korçës, z.Dhori Spirollari dhe kryetarja e Këshillit të Qarkut, znj.Ana Verushi.

AlbaniaUSA
Warning: scandir(/home/bashkian/public_html/kolonja.gov.al/wp-content/ewww/): failed to open dir: Permission denied in /home/bashkian/public_html/kolonja.gov.al/wp-content/plugins/ewww-image-optimizer/classes/class-base.php on line 326

Warning: scandir(): (errno 13): Permission denied in /home/bashkian/public_html/kolonja.gov.al/wp-content/plugins/ewww-image-optimizer/classes/class-base.php on line 326