Rehova piktoreske, e shpallur qendër historike prej 25 janarit të vitit 2017 është kthyer tashmë në atraksionin turistik më të frekuentuar në zonën e Kolonjës.
Ky fshat mikpriti ditën e sotme edicionin e parë të aktivitetit “Kolonia e piktorëve të vegjël”, ku morrën pjesë 26 fëmijë nga i gjithë qarku i Korçës.
I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe kryetari i Bashkisë Kolonjë, z.Erion Isai, i cili përgëzoi artistët e vegjël dhe pohoi se në buxhetin e bashkisë do të ketë një fond të veçantë për mbështetjen e talenteve të reja dhe zhvillimin e aktiviteteve të tilla që i japin shpirt dhe e mbushin me frymë Kolonjën e bukur.