Bashkia Kolonjë, në kuadër të ditës së trashëgimisë kulturore organizoi në sheshin “Rilindja” panairin tradicional të zonës.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte promovimi i produkteve bio të zonës, gatimeve tradicionale, bizneseve të agroturizmit dhe vlerave tradicionale.

Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Z.Erion Isai  shprehu angazhimin e tij se vitin e ardhshëm do të ndërtojë markatën e zahireve dhe Kolonjën do  ta kthejë në atraksion turistik.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin  deputetja e zonës, znj.Elisa Spiropali, deputeti i qarkut, z.Niko Peleshi, kryetarja e këshillit të qarkut, znj.Ana Verushi dhe një numër i madh turistësh vendas e të huaj, të cilët mbetën të kënaqur nga ky organizim dhe  u shprehën të gatshëm për të ardhur sërish vitin tjetër për të shijuar Kolonjën.

 

AlbaniaUSA
Warning: scandir(/home/bashkian/public_html/kolonja.gov.al/wp-content/ewww/): failed to open dir: Permission denied in /home/bashkian/public_html/kolonja.gov.al/wp-content/plugins/ewww-image-optimizer/classes/class-base.php on line 326

Warning: scandir(): (errno 13): Permission denied in /home/bashkian/public_html/kolonja.gov.al/wp-content/plugins/ewww-image-optimizer/classes/class-base.php on line 326