Kolonja është një zonë e pasur me atraksione të mrekullueshme turistike.
Këto tri ditë qëndrimi, “Kolonia e piktorëve të vegjël” vizitoi disa prej prej këtyre perlave dhe i hodhi ato në telajo.
Punimet e tyre u ekspozuan në qendër të sheshit “Rilindja” me rastin e ditës së Trashëgimisë Kulturore për të përmbyllur kështu edicionin e parë të kolonisë së piktorëve.
Pjesëmarrësit u vlerësuan me certifikatë pjesmarrjeje dhe nga një punim i secilit prej tyre u mbajt për t’u bërë pjesë e galerise kombëtare.
Galeria e artit për fëmijë do të jetë perla e Kolonjës.



