Komedia greke “Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas”, në interpretimin e aktorëve të njohur Ervin Bejleri, Romir Zalla, Alert Çeloaliaj dhe Jorida Meta pati para disa ditësh premierën e saj në qytetin e Fierit.

Këtë të premte ajo mirëpriti në sallën e teatrit “Fan Noli” publikun kolonjar.

Impakti i saj ishte i jashtëzakonshm, jo vetëm për vlerat e mëdha artisitike që ajo mbart, por edhe mesazhet e forta që ajo përcjell për ndërgjegjësimin e shoqërisë ndaj njerëzve me aftësi të
kufizuara.

Buxheti që do ti akordohet artit dhe kulturës vitn e ardhshëm do të jetë i lartë, pasi pasqyra më e mirë e një vendi dallohet nga arti që kultivon.

AlbaniaUSA