Jeta artistike e qytetit është gjallëruar me ardhjen në pushtet të kryetarit të ri të bashkisë Kolonjë, z.Erion Isai.
“Delja e Detit”është shfaqja teatrale tredimensionale për fëmijë, e cila u ngjit në skenën e teatrit “Fan Noli” dhe tejmushi sallën.
Kjo shfaqje përcolli tek fëmijët jo vetëm argetim dhe kënaqësi por edhe transmetoi mesazhe të rëndësishme, si për ta por edhe për prindërit.
Ta mbrojmë edhe ta ruajmë tokën ishte mezashi kryesor që mësuan prej saj spektatorët e vegjël.














