Muaji tetor njihet jo vetëm si tetori rozë, por edhe si tetori i librit.

Në kuadër të politikave nxitëse të leximit, Bashkia Kolonjë ka vendosur të kryejë një sërë aktivitetesh që konsistojnë në dhurimin e librave dhe leximin e tyre në ambjente që presin gjatë gjithë vitit miqtë më të mirë të librit.

Në bibliotekën e qytetit Ersekë “Skënder Luarasi”, gjimnazistët e shkollës “Petro Nini Luarasi” dhuruan libra për vogëlushët e kopshteve dhe shpërndanë certifikata për ta, me synim për t’í bërë ata miq të librit.

Kryetari i Bashkisë Kolonjë Erion Isai falenderoi gjimnazistët për nismën dhe u bëri të ditur fëmijëve të kopshteve se do të jetë gjithmone mbështetës i tyre, pasi ata janë e ardhmja e vendit.

 

 

AlbaniaUSA