Investimet për Leksovikun do të jenë prioritare në buxhetin e vitit të ardhshëm të Bashkisë Kolonjë.
Investimet për Leksovikun do të jenë prioritare në buxhetin e vitit të ardhshëm të Bashkisë Kolonjë.
Dëgjesat publike të realizuara në cdo njësi kanë si fokus përfshirjen e zërit të qytetarëve në vendimmarrje.
Bashkia Kolonjë vazhdon turin e dëgjesave në kuadër të hartimit të projekt-buxhetit afatmesëm 2020-2022.
Në kuadër të hartimit të projekt-buxhetit afatmesëm, kryetari i bashkisë Kolonjë,z.Erion Isai, së bashku me stafin e tij ka shkuar pasditen e sotme në Njësinë Administrative Çlirim për të dëgjuar nga afër problematikat kryesore që shqetësojnë banorët e kësaj njësie.