- Zyra postare Ersekë
- Zyra postare Leskovik
Më datën 26 Nëntor 2020, u organizua Takimi i Komitetit Drejtues të Mekanizmit të Koordinuar të Referimit të rasteve të dhunës në familje (MKR), pranë Bashkisë Kolonjë.
Kryetari i Bashkisë Kolonjë Z.Erion Isai, Nën kryetare e Bashkisë Kolonjë Znj.Eljona Mydini, dhe drejtues e përfaqësues të institucioneve, anëtare të Komitetit Drejtues të Mekanizmit të
Koordinuar të Referimit të rasteve të dhunës në familje pranë Bashkisë Kolonjë morën pjesë në takim.
Disa nga cështjet që u diskutuan ishin: prezantimi i projektit “Forcimi i Mekanizmit të Koordinuar të Referimit të rasteve të dhunës në familje pranë Bashkisë Kolonjë”, roli i Komitetit Drejtues të Mekanizmit të Koordinuar të Referimit të rasteve të dhunës në familje, përvoja dhe mësime.
Në përfundim, anëtarët e Komitetit Drejtues të Mekanizmit të Koordinuar të Referimit të rasteve të dhunës në familje firmosën marrëveshjen e bashkëpunimit të përditësuar me ndryshimet e fundit të ligjit nr.9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, i ndryshuar.
Drejtuesit e institucioneve përgjegjëse pritet të rikonfirmojnë specialistin teknik, që do të marrë pjesë në mbledhjet e ekipit teknik ndërdisiplinar të MKR Kolonjë.
Ky aktivitet organizohet nga Bashkia Kolonjë me mbështetjen e UNDP Shqipëri në partneritet të ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale(Znj.Edlira Papavangjeli), si pjesë e Programit të Përbashkët të OKB-së ” T’i japim fund Dhunës ndaj Grave në Shqipëri”, me fondet e Qeverisë së Suedisë.
Në takimin e Komisionit Vendor të Mbrojtes Civile në Bashkinë Kolonjë u diskutua:
1.Zbatimi i programit të masave lidhur me menaxhimin e zjarreve në pyje e kullota.
2.Menaxhimin e epidemisë së gripit Covid-19
3.Programin e masave për përballimin e situatave të emergjencave gjatë periudhës dimërore për periudhën 15 Nëntor 2020-31 Mars 2021.
Bashkia Kolonje ju fton të bëheni pjesëmarrës në vendimmarrje!
Platforma Interaktive e Projekt buxhetit 2021-2023 ju mundëson të kuptoni se sa do shpenzojmë në 3 vitet e ardhshme dhe për çfarë më konkretisht. Ky mekanizëm ofrohet në kuadër të përpjekjeve për të qenë më transparent dhe gjithëpërfshirës në vendimmarrje. Ju lutem na dërgoni komente, sugjerime në adresën: [email protected] , deri në daten 20 nentor 2020.
Klikoni linkun më poshtë, për të parë përmbledhjen e PBA të Bashkisë Kolonjë.