Konsultim publik për Planin e Barazisë Gjinore të Bashkisë Kolonjë.

Për të zbritur dokumentin e plote klikoni Plani i barazise gjinore- Bashkia Kolonje

Në kuadër të hartimit të Planit të Barazisë Gjinore, bashkia Kolonjë zhvilloi konsultim publik ku morën pjesë qytetarë, përfaqësues të institucioneve vendore, përfaqësues të Këshillit Bashkiak, biznese, grupe interesi të ndryshme.
Gjatë këtij konsultimi u bë diskutimi i ideve kryesore ku përqëndrohet plani, pritshmëritë nga zbatimi i tij dhe adresimi i problematikave.
Nga takimi u mblodhën ide dhe sygjerime që ndihmuan në një pasqyrim më të plotë të kërkesave kryesore ku do përqëndrohet zbatimi i planit.

Datë 09.07.2025

Konsultim publik për Planin Social të Bashkisë Kolonjë.

Për të zbritur dokumentin klikoni Plani Social-Bashkia Kolonje

Në kuadër të hartimit të Planit Social Vendor 2026-2028, bashkia Kolonjë organizoi konsultim publik me personat e interesit, qytetarë, përfaqësues të institucioneve vendore.
Përmes këtij takimi u bë e mundur shpalosja e ideve kryesore të planit, përmes të cilave synohet të ngrihet një shërbim social më i prekshëm nga qytetarët.
Përmes takimit u mblodhën ide, sygjerime dhe kërkesa nga të pranishmit se ku të fokusohet vëmendja në zbatimin e politikave të Planit Social, me qëllim që të krijohet një shërbim gjithëpërfshirës dhe efikas.

Datë 09.07.2025

Konsultim Publik për Arsimin Parauniversitar në Bashkinë Kolonjë

Për të zbritur dokumentin kliko Kolonje- Plani i Arsimit parauniversitar 2026-2028

Në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për përmirësimin e cilësisë në arsimin parauniversitar, Bashkia Kolonjë organizoi një konsultim publik me pjesëmarrjen e aktorëve kryesorë të sistemit arsimor lokal.

Ky takim synoi mbledhjen e ideve, sugjerimeve dhe shqetësimeve nga komuniteti arsimor – përfshirë mësues, prindër, drejtues institucionesh dhe përfaqësues vendorë – me qëllim ndërtimin e një sistemi arsimor më gjithëpërfshirës, efikas dhe të përqendruar tek nevojat e nxënësit.

Bashkia Kolonjë mbetet e angazhuar për të nxitur një bashkëpunim të hapur dhe transparent me të gjitha palët e interesuara, duke e konsideruar bashkëbisedimin si çelës për një të ardhme më të mirë në arsim.

 

AlbaniaUSA