Viti i ri shkollor për nxënësit e shkollës së mesme të bashkuar “Jani Vreto” Leskovik nisi në ambjente të rikonstruktuara totalisht, me standarde të larta për zhvillimin e procesit mësimor.
Kryetari i bashkisë, z.Erion Isai uroi nga kjo shkollë të gjithë nxënësit dhe mësuesit për një vit të mbarë shkollor dhe me rezultate të shkëlqyera.
Detyrimi i bashkisë sonë është tí japim arsimit vëmëndjen maksimale, pasi Kolonja është vendi ku farën e arsimit e kanë mbjellë më shumë se tokën.
























