Falë iniciativës së Bashkisë Kolonjë dhe mbështetjes së bizneseve të zonës, vogëlushët e kopshtit nr.1 “Afërdita Kole” do të gjejnë një ambjent më të ngrohtë dhe me kushte më të mira në këtë vit të ri shkollor.
Kryetari i Bashkisë Kolonjë, z.Erion Isai inspektoi nga afër punimet e realizuara në këtë kopësht dhe theksoi se përmirësimi i infrastrukturës arsimore do të jetë prioritet i këtij mandati.
Duke ju uruar fillimin e vitit të ri shkollor, Isai premtoi se standarti i punimeve të ndjekura për rikonstruksionin e kopshtit nr.1 “Afërdita Kole” do të vazhdojë edhe për institucionet e tjera arsimore që ndodhen në territorin e Bashkisë Kolonjë.











