Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Z. Ilia Stefo, së bashku me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri, Znj.Susanne Schutz dhe familjarë të viktimave kanë zhvilluar homazhe në nderim të 107 martirëve të vrarë në Masakrën e Borovës me rastin e 75-vjetorit të vdekjes së tyre .

Në fjalën e saj përshëndetëse ambasadorja Schulz përcolli një mësim qëndor prej tmerrreve të së shkuarës duke përkujtuar se së bashku ato ngjarje të dhimbshme, në një bashkëprani besimplote me njëri-tjetrin do të sigurojnë një të ardhme të paqtë për vete dhe brezat që do të vinë.

Arsyeja kryesore e kësaj masakre ishte goditja e parë që morrën trupat gjermane në pritën e Barmashit, e cila sipas tyre duhet të merrte një përgjigje brutale, me qëllim që të fitohej qetësia dhe partizanët shqiptarë të mos pengonin më lëvizjen e trupave të Divizionit 1 Alpin përgjatë tri javaveve nëpër tokën shqiptare.

 

AlbaniaUSA