Më datën 26 Nëntor 2020, u organizua Takimi i Komitetit Drejtues të Mekanizmit të Koordinuar të Referimit të rasteve të dhunës në familje (MKR), pranë Bashkisë Kolonjë.
Kryetari i Bashkisë Kolonjë Z.Erion Isai, Nën kryetare e Bashkisë Kolonjë Znj.Eljona Mydini, dhe drejtues e përfaqësues të institucioneve, anëtare të Komitetit Drejtues të Mekanizmit të
Koordinuar të Referimit të rasteve të dhunës në familje pranë Bashkisë Kolonjë morën pjesë në takim.
Disa nga cështjet që u diskutuan ishin: prezantimi i projektit “Forcimi i Mekanizmit të Koordinuar të Referimit të rasteve të dhunës në familje pranë Bashkisë Kolonjë”, roli i Komitetit Drejtues të Mekanizmit të Koordinuar të Referimit të rasteve të dhunës në familje, përvoja dhe mësime.
Në përfundim, anëtarët e Komitetit Drejtues të Mekanizmit të Koordinuar të Referimit të rasteve të dhunës në familje firmosën marrëveshjen e bashkëpunimit të përditësuar me ndryshimet e fundit të ligjit nr.9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, i ndryshuar.
Drejtuesit e institucioneve përgjegjëse pritet të rikonfirmojnë specialistin teknik, që do të marrë pjesë në mbledhjet e ekipit teknik ndërdisiplinar të MKR Kolonjë.
Ky aktivitet organizohet nga Bashkia Kolonjë me mbështetjen e UNDP Shqipëri në partneritet të ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale(Znj.Edlira Papavangjeli), si pjesë e Programit të Përbashkët të OKB-së ” T’i japim fund Dhunës ndaj Grave në Shqipëri”, me fondet e Qeverisë së Suedisë.

