Ju informojmë se më datë 02 Korrik 2026 është hapur zyrtarisht Thirrja XI e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës. Programi u ofron mundësinë të rinjve të moshës 21–29 vjeç, të diplomuar në një program studimi të ciklit të parë (Bachelor) ose të ciklit të dytë (Master), të zhvillojnë një praktikë pune pranë institucioneve publike, duke përfituar:
* Praktikë pune 3-mujore;
* Kompensim financiar në formën e trajtimit ushqimor;
* Program trajnimi të zhvilluar nga ASPA;
* Mundësi për punësim me kontratë pune 1-vjeçare, në përputhje
me legjislacionin në fuqi.
Afati i aplikimit për kandidatët është deri më 16 Gusht 2026.
Aplikimi kryhet vetëm online në platformën zyrtare:
https://praktika.rinia.gov.al.
Për më shumë informacion mbi kriteret e aplikimit, procedurat, dokumentacionin dhe detajet e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, ju lutemi referojuni faqes zyrtare të programit.
Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe kontributin tuaj në zbatimin me sukses të Thirrjes XI.
Me respekt, AGJENCIA KOMBËTARE E RINISË
Rr. “Naim Frashëri”, nr.37, Tiranë, Shqipëri
email: [email protected]


