Me hyrjen në fuqi të ligjit nr. 111/2017, Ministria e Drejtësisë ka ndryshuar strukturën e sistemit të ndihmës juridike të garantuar nga shteti duke krijuar tashmë nje institucion të veçantë, të dedikuar për këtë qëllim.

Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas, ka për mision garantimin e ndihmës juridike si një nga format më thelbësore të aksesit në drejtësi që duhet të ketë çdo individ për realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tij ligjore dhe kushtetuese.

Gjatë ushtrimit të veprimtarisë së saj, Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas garanton përdorimin e mjeteve efektive për të siguruar përmbushjen e qëllimit të ligjit për ndihmën juridike, përmes:

–          Sigurimit të zbatimit të kuadrit ligjor dhe rregullator në fushën e ndihmës juridike;

–          Zbatimit të politikës shtetërore në fushën e ndihmës juridike;

–          Ligjshmërisë së procedurave në ofrimin e ndihmës juridike falas, duke mbikëqyrur standardet e ofrimit të ndihmës juridike;

–          Bashkëpunimit të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse për administrimin dhe funksionimin e sistemit të ndihmës juridike;

–          Rritjes së ndërgjegjësimit tek qytetarët në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e të gjithë aktorëve të përfshirë.

 

Sistemi i ndihmës juridike të garantuar nga shteti mund të aksesohet nëpërmjet faqes zyrtare duke klikuar linkun e mëposhtëm:

  • Faqja zyrtare web me linkun e mëposhtëm:

https://ndihmajuridike.gov.al/

 

Informacione mund të gjeni edhe nëpërmjet  rrjeteve sociale në adresat:

  • Në rrjetin social Facebook me linkun e mëposhtëm:

https://www.facebook.com/ndihmejuridikefalas

  • Në rrjetin social Instagram me linkun e mëposhtëm:

https://www.instagram.com/drejtoriandihmesjuridikefalas/

AlbaniaUSA