Rezervuari i fshatit Kodras ka rreth 40 vite që nuk është pastruar dhe ka shërbyer si
vendgrumbullim për ujërat e zeza. Bordi i Kullimit pranë Bashkisë Kolonjë ka bërë të mundur
rehabilitimin e tij, në mënyrë që banorët e zonës të kenë lehtësi në vaditjen e tokave bujqësore.
Investimet në bujqësi reflektojnë në arritjen e rendimentit të lartë në prodhimin bujqësor.






