“Ministria e Turizmit dhe Mjedisit përmes Projektit të Shërbimeve Mjedisore , i financuar nga Banka Botërore (WB), Qeveria Suedeze dhe Fondi për Mjedis Global (GEF), mbështet praktikat e qëndrueshme të menaxhimit të tokës dhe rrit përfitimet monetare dhe jo-monetare të komuniteteve, ka përfshirë një komponent të pilotimit të qasjes LEADER nëpërmjet Projektit për Mbështetjen për Krijimin e Grupeve të Veprimit Lokal (Konsulenca LEADER)
Në këtë kuadër janë përfshire krijimi i tre Grupeve të Veprimit Lokal pilot (LAGs), përgatitjen e tre Strategjive të Zhvillimit Lokal (LDS) si dhe ngritjen e kapaciteteve lokale, ndër të cilat përfitues ishte edhe Bashkia Kolonjë, e cila u financua për projektin me titull “Rikonstruksion i ish çerdhjes, për funksione sociale“.
Qellimi i projektit konsiston në rinovimin e objektit ekzistues te amortizuar, akomodimin dhe paisjen e qendrës me mjete te nevojshme duke krijuar nje mjedis social dhe rehabilitues per shtresat në nevojë (të pastrehë, personat me aftesi ndryshe, akomodim ditor për personat e moshes se trete)
Monitorimi u krye nga Ekipi i Menaxhimit te Projektit, Koordinatori Kombetar i Granteve LEADER, si dhe specialiste te fushes, te cilet gjate vizites se tyre per te inspektuar progresin e aktiviteteve, konfirmuan investimin e realizuar, si dhe rendesine e impaktit te ketij projekti ne permiresimin e cilesise se jetes, zhvillimin e aspektit social, si dhe mund te jete nje front per punesimin e specialisteve te fushes. Objekti do te administrohet nga Bashkia dhe nje investim i tille eshte oportunitet i mire edhe per terheqjen e donatoreve te tjere per te fuqizuar me tej kapacitetet.











