Rreshjet e shiut të rëna ditët e fundit kanë bërë që përroi i Gladishtovës të dalë nga shtrati. Situata paraqitet problematike në hyrje të qytetit të Ersekës, duke kijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe në lëvizjen e njerëzve.

Bashkia Kolonjë së bashku me stafin e saj ka qëndruar në gadishmëri duke ndërhyrë në largimin e mbetjeve të sjella nga vërshimi i ujit, duke bërë të mundur rehabilitimin e përroit dhe kthimin e aksesit në rrugë në kohë rekord.

AlbaniaUSA