Heronjtë nuk vdesin kurrë. Ata respektohen, nderohen, përkujtohen e jetojnë ndër breza. 552- vjetori i vdekjes së Skënderbeut u përkujtua sot me ekspozitën “Skënderbeu në imagjinatën tonë”. Fëmijët e kopshteve shpalosën historinë e heroit tonë kombëtar përmes pikturës.
Sado të vijnë heronj të tjerë, ai është i paaritshëm si figurë artistike.

























