Shpallje Interesi

Bashkia Kolonje në kornizën e zbatimit të projektit NET METERING publikon:

 

SHPALLJE INTERESI  Për Consultancy service for the preparation and support of Kolonja project team in Project Management/Progress Reports in the frame of the implementation of the “NET METERING” project Kolonje, Albania”

në kuadër të zbatimit të programit IPA – CBC Greqi – Shqipëri 2014-2020.

 

Të interesuarit të dorëzojnë dokumentat (Cv) brenda këtij afati kohor 14/10/2019 – 30/10/2019 ora 14 :00 pm.

 

  • Dorëzimi i dokumentave mund të bëhet dorazi ose me postë në adresën e mëposhtëme:

Bashkia Kolonje,Sheshi Rilindja
Kolonjë, Albania 1001

Silda Lifo

 

 

Njoftim mbi Dëgjesat Publike

Të nderuar, qytetarë!

Ditën e nesërme, në orën 14:00, në ambjentet e bibliotekës “Skënder Luarasi” do të zhvillojmë dëgjesën publike në kuadër të hartimit të projekt-buxhetit afatmesëm 2020-2022.

Të pranishëm në këtë mbledhje për të degjuar nevojat tuaja imediate do të jenë kryetari i Bashkisë Kolonjë,z.Erion Isai,nënkryetaret e bashkisë si dhe drejtorët e drejtorive përkatëse në varësi të ketij institucioni.

Jeni të lutur të merrni pjesë, në mënyrë që sugjerimet tuaja ti përkthejmë në projekte!

 

Njoftim

                                                                                                   Ersekë më  02 / 08/ 2019

Njoftim

 

Të nderuar qytetarë!

Ju bëjmë me dije se ditën e shtunë, data 03.08.2019, rruga “Riza Taçi” (kryqëzimi midis kopshtit “Marie Gjergo” dhe zyrave të administratës të U.K.K.SH) do të jetë e bllokuar për shkak të punimeve që do të  kryhen për ndërtimin e ujësjellësit të qytetit.

Faleminderit për mirëkuptimin!

 

Bashkia Kolonjë

AlbaniaUSA