NJOFTIM PËR TATIMPAGUESIT DEBITORË BASHKIA KOLONJË

Bashkia Kolonjë njofton të gjithë tatimpaguesit që rezultojnë debitorë për detyrimet vendore, se në zbatim të Ligjit nr. 86/2025 dhe Udhëzimit nr. 11, datë 14.05.2026, mund të përfitojnë nga falja dhe lehtësimi i detyrimeve të papaguara.

1. FSHIHEN PLOTËSISHT

Detyrimet vendore të krijuara deri më 31.12.2014.

Fshirja kryhet automatikisht, pa asnjë veprim nga tatimpaguesi.

2. SHUHET 50% E DETYRIMIT TATIMOR

Për vitet 2015–2019.

Fshihen plotësisht gjobat dhe kamatëvonesat, me kusht që pjesa e mbetur të paguhet brenda datës 30.06.2026.

3. SHUHET 25% E DETYRIMIT TATIMOR

Për vitet 2015–2019.

Fshihen plotësisht gjobat dhe kamatëvonesat, nëse pagesa kryhet brenda datës 31.12.2026.

4. PËR PERIUDHËN 01.01.2020 – 31.12.2024

Fshihen plotësisht gjobat dhe kamatëvonesat, me kusht që të paguhet 100% e principalit brenda datës 31.12.2026.

5. FSHIHEN AUTOMATIKISHT

Gjobat dhe kamatëvonesat për periudhën 01.01.2015 – 31.12.2024, në rastet kur principali është paguar plotësisht.

Për të përfituar nga këto lehtësira

Paraqituni pranë DREJTORISË SË TAKSAVE DHE TARIFAVE VENDORE për verifikimin e gjendjes debitore dhe ndjekjen e procedurave përkatëse brenda afateve ligjore.

KUJDES

Mosrespektimi i afateve sjell humbjen e të drejtës për përfitim nga faljet dhe lehtësitë e parashikuara nga ligji.

Bashkia Kolonjë

Për një qytet më të mirë, së bashku!

Njoftim për banorët e Bashkisë Kolonjë!

Duke filluar nga sot në vazhdim shërbimi e-albania do të jepet në ambientet e One Stop Shop pranë Bashkisë Kolonjë.
Kushdo që ka nevojë për të marrë shërbimet e-albania , mund të paraqitet në Bashkinë Kolonjë, në sportelin përkatës per të marrë ndihmën e nevojshme.
GJITHË SHËRBIMI ËSHTË FALAS!

Njoftim nga Zyrat e Postës Shqiptare në Kolonjë, për tërheqjen e pensionit!

Të dashur qytetarë!
Në kuadër të masave të marra për shkak të pandemisë COVID-19 për eleminimin e rradhëve dhe grumbullimeve masive që krijohen pranë Zyrave të pagesave të pensioneve, Posta Shqiptare duke filluar nga data 1 dhjetor 2020 dhe në vijim, shërbimn e pagesave të pensioneve do ta kryejë në adresë të pensionistëve.
Kërkojmë bashkëpunimin tuaj që të këshilloni prindërit dhe gjyshërit që të mos paraqiten në Zyrë Postare , si dhe t’i ndihmoni këta të fundit që për çdo paqartësi të na kontaktojnë në mënyrat tona të kontaktit si më poshtë:
  • Zyra postare Ersekë
+355 69 842 7735 Mirela Mitrollari
  • Zyra postare Leskovik
+355  69 784 2436 Rezarta Kardhiqi
Ju falenderojmë për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin,
Posta Shqiptare Shpejt, Sigurt, Kudo!

Njoftim ZV ASHK KOLONJË

NJOFTIM

Në zbatim të ligjit nr. 111/2018 “Për kadastrën”, neni 20 dhe neni 53; ligjit nr. 20/2020, datë 5.3.2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”, neni 2; ligjit nr. 33/2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, i ndryshuar, neni 25; VKM-së nr. 442, datë 18.7.2018 “Për përcaktimin e procedurës së kalimit të pronësisë dhe regjistrimit të pasurive të paluajtshme të ndërtuar deri në 10.8.1991 dhe të truallit funksional”, njoftojmë të gjithë qytetarët e interesuar që të aplikojnë për kalimin e pronësisë së objekteve të ndërtuar para datës 10.8.1991 dhe aplikim për legalizim të objekteve/shtesave informale.

– Aplikantët për kalimin e pronësisë së objekteve të ndërtuar para datës 10.8.1991 duhet të jenë të pajisur me mjet identifikimi, çertifikatë familjare të datës 10.8.1991 si dhe çdo dokument shtesë që disponojnë.

– Aplikantët për legalizim të objekteve/shtesave informale duhet të paraqesin mjet identifikimi, çertifikatë familjare me datën e deklarimit të ngritjes së ndërtimit, katër fotografi të objektit si dhe çdo dokument shtesë.

Aplikimet kryhen ditën e martë dhe ditën e enjte në orarin 12.00-14.00 pranë sportelit të ZV ASHK Kolonjë.

Platforma Interaktive e Projekt buxhetit 2021-2023

Bashkia Kolonje ju fton të bëheni pjesëmarrës në vendimmarrje! 

 

Platforma Interaktive e Projekt buxhetit 2021-2023 ju mundëson të kuptoni se sa do shpenzojmë në 3 vitet e ardhshme dhe për çfarë më konkretisht. Ky mekanizëm ofrohet në kuadër të përpjekjeve për të qenë më transparent dhe gjithëpërfshirës në vendimmarrje. Ju lutem na dërgoni komente, sugjerime në adresën: [email protected] , deri në daten  20 nentor 2020.

 

Klikoni linkun më poshtë, për të parë përmbledhjen e PBA të Bashkisë Kolonjë. 

 

 

PBA – Bashkia Kolonjë

 

Pyetsor për konsultimin e projekt buxhetit 2021-2023

Ky pyetsor merr mendimin tuaj në lidhje me shpërndarjen e fondeve dhe prioritet për shpenzim. Përfshirja juaj, mendimi dhe komentet tuaja mund të sjellin ndryshimin! Pyetsori do të qendroje aktiv deri në datën 20 Nentor.

 

Mbushe këtë pyetsor të shkurter dhe bëhu pjesë në vendimarrje TANI duke klikuar linkun më poshtë:​​

 

linku

AlbaniaUSA
Warning: scandir(/home/bashkian/public_html/kolonja.gov.al/wp-content/ewww/): failed to open dir: Permission denied in /home/bashkian/public_html/kolonja.gov.al/wp-content/plugins/ewww-image-optimizer/classes/class-base.php on line 326

Warning: scandir(): (errno 13): Permission denied in /home/bashkian/public_html/kolonja.gov.al/wp-content/plugins/ewww-image-optimizer/classes/class-base.php on line 326