Njoftimin e subjektit per pjesmarrje në procedim administrativ për Bashkisë Kolonjë
Për të shkarkuar dokumentin e plotë kliko Njoftimin e subjektit per pjesmarrje në procedim administrativ për Bashkisë Kolonjë

Për të shkarkuar dokumentin e plotë kliko Njoftimin e subjektit per pjesmarrje në procedim administrativ për Bashkisë Kolonjë

Për të zbritur dokumentin e plotë kliko Njoftim për pozicionin vakant “Punëtor shërbim-mirëmbajtje”
Për të zbritur dokumentin e plotë kliko Njoftim per njesine e sinjalizimit


Bashkia Kolonjë njofton të gjithë tatimpaguesit që rezultojnë debitorë për detyrimet vendore, se në zbatim të Ligjit nr. 86/2025 dhe Udhëzimit nr. 11, datë 14.05.2026, mund të përfitojnë nga falja dhe lehtësimi i detyrimeve të papaguara.
Detyrimet vendore të krijuara deri më 31.12.2014.
Fshirja kryhet automatikisht, pa asnjë veprim nga tatimpaguesi.
Për vitet 2015–2019.
Fshihen plotësisht gjobat dhe kamatëvonesat, me kusht që pjesa e mbetur të paguhet brenda datës 30.06.2026.
Për vitet 2015–2019.
Fshihen plotësisht gjobat dhe kamatëvonesat, nëse pagesa kryhet brenda datës 31.12.2026.
Fshihen plotësisht gjobat dhe kamatëvonesat, me kusht që të paguhet 100% e principalit brenda datës 31.12.2026.
Gjobat dhe kamatëvonesat për periudhën 01.01.2015 – 31.12.2024, në rastet kur principali është paguar plotësisht.
Paraqituni pranë DREJTORISË SË TAKSAVE DHE TARIFAVE VENDORE për verifikimin e gjendjes debitore dhe ndjekjen e procedurave përkatëse brenda afateve ligjore.
Mosrespektimi i afateve sjell humbjen e të drejtës për përfitim nga faljet dhe lehtësitë e parashikuara nga ligji.
Bashkia Kolonjë
Për një qytet më të mirë, së bashku!


Për të zbritur dokumentin e plotë kliko këtu Plan vjetor për pranimin në shërbimin civil për vitin 2026

Për te zbritur dokumentin e plotë kliko KËTU

NJOFTIM
Në zbatim të ligjit nr. 111/2018 “Për kadastrën”, neni 20 dhe neni 53; ligjit nr. 20/2020, datë 5.3.2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”, neni 2; ligjit nr. 33/2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, i ndryshuar, neni 25; VKM-së nr. 442, datë 18.7.2018 “Për përcaktimin e procedurës së kalimit të pronësisë dhe regjistrimit të pasurive të paluajtshme të ndërtuar deri në 10.8.1991 dhe të truallit funksional”, njoftojmë të gjithë qytetarët e interesuar që të aplikojnë për kalimin e pronësisë së objekteve të ndërtuar para datës 10.8.1991 dhe aplikim për legalizim të objekteve/shtesave informale.
– Aplikantët për kalimin e pronësisë së objekteve të ndërtuar para datës 10.8.1991 duhet të jenë të pajisur me mjet identifikimi, çertifikatë familjare të datës 10.8.1991 si dhe çdo dokument shtesë që disponojnë.
– Aplikantët për legalizim të objekteve/shtesave informale duhet të paraqesin mjet identifikimi, çertifikatë familjare me datën e deklarimit të ngritjes së ndërtimit, katër fotografi të objektit si dhe çdo dokument shtesë.
Aplikimet kryhen ditën e martë dhe ditën e enjte në orarin 12.00-14.00 pranë sportelit të ZV ASHK Kolonjë.
Bashkia Kolonje ju fton të bëheni pjesëmarrës në vendimmarrje!
Platforma Interaktive e Projekt buxhetit 2021-2023 ju mundëson të kuptoni se sa do shpenzojmë në 3 vitet e ardhshme dhe për çfarë më konkretisht. Ky mekanizëm ofrohet në kuadër të përpjekjeve për të qenë më transparent dhe gjithëpërfshirës në vendimmarrje. Ju lutem na dërgoni komente, sugjerime në adresën: [email protected] , deri në daten 20 nentor 2020.
Klikoni linkun më poshtë, për të parë përmbledhjen e PBA të Bashkisë Kolonjë.
Ky pyetsor merr mendimin tuaj në lidhje me shpërndarjen e fondeve dhe prioritet për shpenzim. Përfshirja juaj, mendimi dhe komentet tuaja mund të sjellin ndryshimin! Pyetsori do të qendroje aktiv deri në datën 20 Nentor.
Mbushe këtë pyetsor të shkurter dhe bëhu pjesë në vendimarrje TANI duke klikuar linkun më poshtë: