Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve profesionale, Sektori i Auditit të Brendshëm zhvilloi trajnimin me temë: “Menaxhimi financiar dhe kontrolli në sektorin publik”.

Ky sesion trajnues synoi thellimin e njohurive mbi mekanizmat e kontrollit të brendshëm dhe menaxhimin efikas të fondeve publike. Pjesëmarrësit patën mundësinë të diskutojnë mbi aspekte kritike si:

  1. Kuadri ligjor dhe standardet e MFK-së
  2. Metodologjitë e menaxhimit të riskut dhe kontrollit praktik.
  3. Rëndësia e monitorimit, auditimit dhe raportimit vjetor në funksion të llogaridhënies.

Ky aktivitet është pjesë e një cikli trajnimesh të planifikuara që do të vazhdojnë të zhvillohen përgjatë gjithë vitit, me qëllim avancimin e vazhdueshëm të kompetencave të stafit tonë.

Ai rikonfirmon angazhimin e institucionit tonë për zbatimin e praktikave më të mira në menaxhimin financiar dhe rritjen e integritetit të proceseve të punës.

AlbaniaUSA