Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve profesionale, Sektori i Auditit të Brendshëm zhvilloi trajnimin me temë: “Menaxhimi financiar dhe kontrolli në sektorin publik”.
Ky sesion trajnues synoi thellimin e njohurive mbi mekanizmat e kontrollit të brendshëm dhe menaxhimin efikas të fondeve publike. Pjesëmarrësit patën mundësinë të diskutojnë mbi aspekte kritike si:
- Kuadri ligjor dhe standardet e MFK-së
- Metodologjitë e menaxhimit të riskut dhe kontrollit praktik.
- Rëndësia e monitorimit, auditimit dhe raportimit vjetor në funksion të llogaridhënies.
Ky aktivitet është pjesë e një cikli trajnimesh të planifikuara që do të vazhdojnë të zhvillohen përgjatë gjithë vitit, me qëllim avancimin e vazhdueshëm të kompetencave të stafit tonë.
Ai rikonfirmon angazhimin e institucionit tonë për zbatimin e praktikave më të mira në menaxhimin financiar dhe rritjen e integritetit të proceseve të punës.



