Sot ne date 25 Prill 2019 ne Bashkine Kolonje u zhvillua mbledhje mbi disa probleme që do të diskutohen në takimin e datës 24.04.2019 me Komisjonin Vendor të Emergjencave Civile e Krizave në bashkinë Kolonjë.
Disa nga pikat e diskutimit qe u zhvilluan ne mbledhje, jane si me poshte,si dhe disa foto nga takimi:
Së pari Ky takim po zhvillohet sot,për tu njohur në radhë të parë me përbërjen e Komisjonit Vendor të Emergjencave Civile dhe Krizave në Bashkinë Kolonjë,lidhur kjo me ndryshimet që kanë ndodhur në strukturën e saj.
Ky komisjon është ngritur dhe funksionon me urdhër Nr 122 datë 18.04.2019.
♦Përbërja e komisjonit është mbështetur në udhëzimin Nr 15,datë 10.7.2003’’Për ngritjen e Komisionit Vendor të Emergjencave Civile ,në Bashki dhe komuna,si dhe strukturën aktuale të bashkisë Kolonjë.
Për sa i përket takimeve të Komisjonit Vendor të Emergjencave Civile dhe Krizave (KVECK).
- Në situatë normale do të mblidhet një herë në tre muaj.
- Rast pas rasti.
- Qëndron i mbledhur kur shfaqen situata emergjente.
Së dyti : Nisur nga situatat, për muajin Shkurt,Mars,Prill ka patur 24(njëzet e katër ) vatra zjarri në territorin e bashkisë.Duke u ballafaquar me këtë problem rreziqet më të shpeshta në territorin tonë janë:zjarret masive në pyje e kullota e cila i përket periudhës (Maj-Shtator).Shkaqet kryesore të rënies së zjarreve janë të shkaktuara nga njerëz duke përfshirë neglizhencën,aktivitetet bujqësore të kontolluara jo ashtu siç duhet si p.sh,djegja e kullotave,aksidentet,vënia e qëllimshme e zjarreve.
.Në bashkinë Kolonjë rreziku më i madh është në pyjet halorë.
1.Zjarret e rëna sipas territoreve te NJA:në Ersekë kemi patur 2 raste zjarresh;Q.Ersekë 12 raste zjarresh;Mollas 4 raste zjarresh; Çlirim 3 raste zjarresh;Novoselë 1 rast zjarri;Barmash 1 rast zjarri;Q.Leskovik 1 rast zjarri.
2.Zjarret kanë qënë më së shumti në pronë publike,por pa dëm ekonomik,pa lëndime në njerëz,pa dëmtime në objekte private ,publike dhe infrastrukture.
Gjatë këtyre ndërhyrjeve operacionale menaxhimi i situatave është bërë me personelin e strukturave të bashkisë dhe nuk ka patur ndërhyrje nga bashkitë fqinje ose Institucionet Qëndrore.
Me këtë shqetësim është parë ky problem nga ana jonë për të cilën paraprakisht kemi përgatitur dokumentacionin e nevojshëm,në bazë të akteve ligjore e nënligjore në fuqi.
Në bazë të Programit të ardhur nga Prefekti i Qarkut Korçë është përgatitur Programi i masave për Parandalimin dhe shuarjen e zjarreve në pyje e kullota per periudhen Prill –Tetor 2019 për bashkinë Kolonjë.
Së treti : U diskutua per planin e gadishmerisë në rast zjarresh ,për planin e veprimit dhe proçedura që do të ndiqen gjatë ndërhyrjeve operacionale në bashkinë Kolonjë.
Së katërti: Nisur nga detyrat e vëna nga kryetari i bashkisë dhe me synim përmirësimin e punës në të ardhmen, nëpërmjet njohjes së gjendjes ,zbatimit të detyrave të kordinohet më mirë puna gjatë situatave që mund të kemi.








