Këshilli Bashkiak Kolonjë zhvilloi sot mbledhjen e radhës.
Temat e diskutimit të saj ishin analiza e drejtorisë së të ardhurave, tatim-taksave për periudhën janar-qershor 2019; analiza e shpenzimeve për periudhën janar-qershor 2019 dhe shqyrtimi i projekt-vendimeve.
Në përfundim të mbledhjes këshilltarët miratuan të gjitha projekt-vendimet e përcaktuara në rendin e ditës.