Kolonjarja, Lindita Fejzo promovoi ditën e sotme në ambjentet e bibliotekës “Skënder Luarasi” librin e saj të parë me poezi të titulluar “Hije Jete”.
Të pranishmit patën fatin të shijonin disa nga poezitë e autores, në të cilat ajo gjurmon njeriun, fenomenin, patriotizmin, dritën, ajrin, vendlindjen dhe shpresën me të gjitha ngjyrat e endrrës së parealizuar.
Nga sot e tutje, lexuesit e bibliotekës së qytetit do të kenë mundësi të njihen më nga afër me poezitë e saj, falë dhurimit të disa librave, që autorja bëri për këtë bibliotekë.