Njerëzit po ndërgjegjësohen gjithnjë e më shumë për përfitimin e jashtëzakonshëm që sjell përvetësimi i një zanati të kërkuar nga tregu i punës.

Pas përfundimit me sukses të kursit së Guidës Turistike vitin e kaluar, DRFP Korçë në bashkëpunim me ZP Kolonjë ka vendosur të hapë këtë vit kursin e kuzhinës.

Në këtë kurs që do të zgjasë 4-5 muaj janë regjistruar 15 punëkërkues të papunë.

Praktika profesionale e këtyre kursantëve me ndërmjetësimin e Bashkisë Kolonjë do të kryhet pranë Bar Restorant INXHUJO.

Orientimi i të rinjve kah formimit profesional është çelësi që do t’i japë zgjidhje edhe problematikës së largimit të tyre jashtë vendit.

 

AlbaniaUSA