Në themel të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore qëndron akti patriotik dhe atdhetar i ushtarakëve: Kamber Bënja, Bexhet Manastirliu dhe Abaz Tushani; të cilët ndaluan plaçkitjen dhe vjedhjen e objekteve arkeologjike të Parkut të Apollonisë në vitin 1916.
Bashkia Kolonjë në bashkëpunim me QK “Fan Noli”, DRKK Korçë, shkollën e mesme ” Petro Nini Luarasi”, shkollën 9-vjeçare “Papa Kristo Negovani ” dhe shkollën e mesme “Jani Vreto” realizuan në kuadër të kësaj dite një sërë aktivitetesh ku promovuan traditat e pasura kolonjare duke filluar nga veprat letrare të autorëve kolonjarë, gatimet tradicionale të zonës, rreth 600 objekte të ekspozuara në Muzeun e Ersekës dhe në përfundim të ditës u mbajt një koncert folklorik me këngë e valle të bukura kolonjare.
Kolonjarët i kanë ruajtur me fanatizëm vlerat e të parëve, duke i percjellë ato brez pas brezi .

 

AlbaniaUSA
Warning: scandir(/home/bashkian/public_html/kolonja.gov.al/wp-content/ewww/): failed to open dir: Permission denied in /home/bashkian/public_html/kolonja.gov.al/wp-content/plugins/ewww-image-optimizer/classes/class-base.php on line 326

Warning: scandir(): (errno 13): Permission denied in /home/bashkian/public_html/kolonja.gov.al/wp-content/plugins/ewww-image-optimizer/classes/class-base.php on line 326