Bashkia Kolonjë në bashkëpunim me QKF Kolonjë bëri të mundur që ditën e sotme të startonte edicioni i parë i aktivitetit kulturor “Kolonia e piktorëve të vegjël”.

Në këtë aktivitet morrën pjesë 26 fëmijë nga i gjithë qarku i Korçës,të cilët me duart e tyre te arta  do të derdhin në telajo për 3 ditë rresht, atraksionet turistike të zonës.

Si fillim fëmijët u ndalën në fshatin e bukur dhe me vlera historike të Borovës,i cili është pjesë e projektit “100 Fshatrat”.

Ditën e shtunë fëmijët do të viziotojnë atraksionin turistik të Rehovës dhe ditën e dielë aktiviteti do të kurorëzohet me një ekspozitë në sheshin “Rilindja”.

Përmasat e këtij edicioni ishin në rang qarku, ndërsa edicioni i dytë i këtij aktiviteti do të jetë kombëtar.

AlbaniaUSA