Konsultim publik për Planin Social të Bashkisë Kolonjë.

Për të zbritur dokumentin klikoni Plani Social-Bashkia Kolonje

Në kuadër të hartimit të Planit Social Vendor 2026-2028, bashkia Kolonjë organizoi konsultim publik me personat e interesit, qytetarë, përfaqësues të institucioneve vendore.
Përmes këtij takimi u bë e mundur shpalosja e ideve kryesore të planit, përmes të cilave synohet të ngrihet një shërbim social më i prekshëm nga qytetarët.
Përmes takimit u mblodhën ide, sygjerime dhe kërkesa nga të pranishmit se ku të fokusohet vëmendja në zbatimin e politikave të Planit Social, me qëllim që të krijohet një shërbim gjithëpërfshirës dhe efikas.

Datë 09.07.2025

Konsultim Publik për Arsimin Parauniversitar në Bashkinë Kolonjë

Për të zbritur dokumentin kliko Kolonje- Plani i Arsimit parauniversitar 2026-2028

Në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për përmirësimin e cilësisë në arsimin parauniversitar, Bashkia Kolonjë organizoi një konsultim publik me pjesëmarrjen e aktorëve kryesorë të sistemit arsimor lokal.

Ky takim synoi mbledhjen e ideve, sugjerimeve dhe shqetësimeve nga komuniteti arsimor – përfshirë mësues, prindër, drejtues institucionesh dhe përfaqësues vendorë – me qëllim ndërtimin e një sistemi arsimor më gjithëpërfshirës, efikas dhe të përqendruar tek nevojat e nxënësit.

Bashkia Kolonjë mbetet e angazhuar për të nxitur një bashkëpunim të hapur dhe transparent me të gjitha palët e interesuara, duke e konsideruar bashkëbisedimin si çelës për një të ardhme më të mirë në arsim.

 

AlbaniaUSA