Aurela Gaçe në Kolonjë.

Në datën 4 Korrik do të festojmë në sheshin “Rilindja” bashkë me Aurela Gaçe, duke çelur sezonin turistik në Kolonjë 😍

Kolonja e çel siparin e saj turistik në 4 stinët, ku shifrat e këtij viti flasin për më tepër turistë se vitet e kaluara, ku bujtinat, restorantet, hotelet e shtëpitë pritëse janë plot e përplot, ndaj në datën 4 Korrik të sugjerojmë të rezervosh në Kolonjë.

Dy gjëra u sigurojmë; Freski në temperatura dhe zjarr në shpirt, ashtu siç @aurelagaceofficial di të ngjallë ❤️

Drejtoria e Artit, Kulturës, Sportit dhe Turizmit, Thirje për projekte

Drejtoria e Artit, Kulturës, Turizmit dhe Sportit në Bashkinë e Kolonjës me qëllimin të mbështesë industrinë krijuese në vend, duke synuar forcimin e artistëve dhe operatorëve kulturorë, përmirsimin e cilësisë artistike dhe promovimin e prodhimit të tyre ju ben thirje individëve dhe shoqatave artistiko-kulturore dhe agjensive të tjera të specializuara të paraqesin project-propozimet e tyre për aktivitete te ndryshme Artistike-Kulturore.

Artistët dhe shoqatat artistiko-kulturore të interesuara duhet të paraqitin kërkesën në adresën e e-mailit [email protected]. Ata duhet të përshkruajnë shkurtimisht projektin, gjininë të cilës I përket (muzikë, aktrim, kinematografi etj), dhe vlerën që kerkohet të financohet nga buxheti I Drejtorisë të artit dhe kultures.

Krahas projekteve artistiko-kulturore drejtoria shpall thirrjen për përfitimin e mbështetjes financiare të projekteve edhe në fushën e turizmit . Qëllimi kryesor i kësaj thirrjeje është të forcojë konkurrencën dhe qëndrueshmërinë e sektorit të turizmit, fokusim në promovimin e destinancioneve turistike e të vlerave të trashëgimnisë kulturore dhe natyrore vendase. Nën këtë tematikë drejtoria do të bashkëfinancojë projekte që do të synojnë zhvillimin e produktit turistik gjatë gjithë vitit në lidhje me veprimtari të ndryshme turistike me tematikë gastronominë, zonat rurale, etnografinë, trashëgiminë kulturore, trashëgimninë natyrore etj.

Për projekte mund të aplikojnë individë dhe organizata. Individi përfaqëson një person fizik, që mund të jetë: artist, kurator, shkrimtar, producent, promovues i artit kulturës dhe turizmit. Organizata përfaqëson një person juridik , si p.sh., shoqëri, shoqatë, fondacion, Shpk etj.

Projekt-propozimet e paraqitura duhet të realizohen brenda vitit buxhetor, që do të thotë se aktivitetet e propozuara duhet të paraqiten deri ne datë 15 Qershor 2025.

Takim pune për Menaxhimin e Situatave të Zjarreve në Njësinë Administrative Ersekë,Qendër Ersekë

Në Njësinë Administrative Ersekë,Qendër Ersekë u zhvillua takimi me pjesëmarrjen e:

👥 Kryetarëve të fshatrave
🚓 Përfaqësuesve të Policisë së Shtetit
🔥 Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit
🏢 Administratori i Njësisë
🏢 Drejtoria e Sherbimi Social
👥 Drejtoria e Sherbimit Pyjor,Parqeve dhe Rekreacionit


🎯 Qëllimi i takimit
✔️ Rritja e bashkëpunimit ndërinstitucional në parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve
✔️ Përmirësimi i koordinimit në rast situatash emergjente të zjarrit
✔️ Njohja dhe përditësimi i detyrimeve të strukturave në zbatimin e planit të masave për zjarret
✔️Sensibilizimi i popullsisë


Ne raste rreziku telefononi menjeherë numrat:
Zjarrfikësja 128
Policia 129
Mbrojtja Civile në Bashkinë Kolonjë
0693454785
0697651142

Takim pune për Menaxhimin e Situatave të Zjarreve në Njësinë Administrative Qendër Leskovik.

Në Njësinë Administrative Qendër Leskovik u zhvillua takimi me pjesëmarrjen e:

👥 Kryetarëve të fshatrave
🚓 Përfaqësuesve të Policisë së Shtetit
🔥 Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit
🏢 Administratorit të njësisë
🏢 Drejtoria Sherbimi Social


🎯 Qëllimi i takimit

✔️ Rritja e bashkëpunimit ndërinstitucional në parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve
✔️ Përmirësimi i koordinimit në rast situatash emergjente të zjarrit
✔️ Njohja dhe përditësimi i detyrimeve të strukturave në zbatimin e planit të masave për zjarret
✔️Sensibilizimi i popullsisë


  • Ne raste rreziku telefononi menjeherë numrat:
    Zjarrfikësja 128
    Policia 129
  • Mbrojtja Civile në Bashkinë Kolonjë
    0693454785
    0697651142

AlbaniaUSA