
Drejtoria e Artit, Kulturës, Turizmit dhe Sportit në Bashkinë e Kolonjës me qëllimin të mbështesë industrinë krijuese në vend, duke synuar forcimin e artistëve dhe operatorëve kulturorë, përmirsimin e cilësisë artistike dhe promovimin e prodhimit të tyre ju ben thirje individëve dhe shoqatave artistiko-kulturore dhe agjensive të tjera të specializuara të paraqesin project-propozimet e tyre për aktivitete te ndryshme Artistike-Kulturore.
Artistët dhe shoqatat artistiko-kulturore të interesuara duhet të paraqitin kërkesën në adresën e e-mailit [email protected]. Ata duhet të përshkruajnë shkurtimisht projektin, gjininë të cilës I përket (muzikë, aktrim, kinematografi etj), dhe vlerën që kerkohet të financohet nga buxheti I Drejtorisë të artit dhe kultures.
Krahas projekteve artistiko-kulturore drejtoria shpall thirrjen për përfitimin e mbështetjes financiare të projekteve edhe në fushën e turizmit . Qëllimi kryesor i kësaj thirrjeje është të forcojë konkurrencën dhe qëndrueshmërinë e sektorit të turizmit, fokusim në promovimin e destinancioneve turistike e të vlerave të trashëgimnisë kulturore dhe natyrore vendase. Nën këtë tematikë drejtoria do të bashkëfinancojë projekte që do të synojnë zhvillimin e produktit turistik gjatë gjithë vitit në lidhje me veprimtari të ndryshme turistike me tematikë gastronominë, zonat rurale, etnografinë, trashëgiminë kulturore, trashëgimninë natyrore etj.
Për projekte mund të aplikojnë individë dhe organizata. Individi përfaqëson një person fizik, që mund të jetë: artist, kurator, shkrimtar, producent, promovues i artit kulturës dhe turizmit. Organizata përfaqëson një person juridik , si p.sh., shoqëri, shoqatë, fondacion, Shpk etj.
Projekt-propozimet e paraqitura duhet të realizohen brenda vitit buxhetor, që do të thotë se aktivitetet e propozuara duhet të paraqiten deri ne datë 15 Qershor 2025.