Pallati i kulturës në qytetin e Ersekës ka një kapacitet prej 400 vendesh.
Pallati i kulturës në qytetin e Ersekës ka një kapacitet prej 400 vendesh.
Bashkia Kolonjë në bashkëpunim me UK Kolonjë prej disa ditësh ka nisur punimet për rikonstruksionin e ujësjellësit në fshatin Qafëzez.
Këto punime konsistojnë në shtimin e linjës me një gjatësi prej 1500 m tub, e cila do të sigurojë prurje më të madhe uji të pijshëm, cilësi më të lartë dhe minimizimin e humbjes në rrjet.
Nga ky investim do të përfitojnë 102 familje.
Bashkia Kolonjë, krahas investimeve të kryera brenda qytetit, ka në fokusin e saj të punës edhe përmirësimin e infrastrukturës e shërbimit në zonat rurale.
Projektet për rijetësimin e fshatit dhe kthimin e tij në atraksionin turistik më të frekuentuar në rajonin e Korçës zënë një hapësirë të veçantë,si në programet e qeverisë shqiptare, ashtu edhe në buxhetin e bashkisë Kolonjë.