Bashkia Kolonjë, krahas investimeve të kryera brenda qytetit, ka në fokusin e saj të punës edhe përmirësimin e infrastrukturës e shërbimit në zonat rurale.

Drejtoria e Shërbimeve Publike ka nisur punën për rehabilitimin e rrugës së fshatit Qafëzez, Njësia Administartive Mollas, duke zgjidhur kështu problemin e këtyre banorëve, të cilët ishin të detyruar të kalonin përmes gropave dhe baltës.

Pas përfundimit të rehabilitimit të kësaj rruge, mjetet do të zhvendosen në rrugët e fshatrave të tjerë të Njësisë Administrative Mollas-Çlirim, pasi përmirësimi i infrastrukturës rrugore rrit të ardhurat dhe përmirëson cilësinë e jetës së banorëve.

 

AlbaniaUSA