Bashkia Kolonjë, edhe pse ka një buxhet të vogël dhe të kufizuar për të kryer investime ka nisur punën për rikonstruksionin e rrugëve të fshatrave të thella. Si fillim ndërhyrja ka nisur në fshatin Novoselë dhe më pas do të vazhdojë edhe në fshatrat Rajan, Dërmar, Kaduç, Kodër, Sojnicë, Shijan dhe Mbreshtan.
Falë vizionit të kryetarit të Bashkisë Kolonjë, z.Erion Isai, fshati po merr gjithnjë e më shumë vëmendje, jo vetëm të atyre që duan të kalojnë jetën në fshat, por edhe të investojnë për zhvillimin e bujqësisë dhe në mënyre të veçantë të agroturizmit.