Pensionistët dhe familjet me vështirësi ekonomike janë shtresat të cilat kanë më tepër nevojë për përkrahjen tonë kur i gjithë vendi është në karantinë për shkak të koronavirusit.
Për të përballuar të sigurt jetesën e tyre brenda shtëpisë ne i kemi ndihmuar këto familje me bërjen e pazareve, kujdesin shëndetësor dhe me pako ushqimore.
Çdokush duhet të japë kontributin e vet për të fituar “luftën” me koronavirusin!
Bashkë do ja dalim!

AlbaniaUSA